16:47 / 09.09.2022
Sot në "Info Plus", temë vizita e Lajçakut
RTKlive
Sot në emisionin “Info Plus” temë qendrore e diskutimit do të jetë vizita e emisarit nga BE-ja, Miroslav Lajçak dhe këshilltarëve nga Berlini e Parisi në Kosovë.
Përveç lajmeve të ditës dhe tema të ndryshme, emisioni “Info Plus” me fillim në orën 17:00 që transmetohet në RTK1 e RTK3, do të trajtojë edhe çështjen e dialogut, duke marrë shkas nga ngjarja e ditës, që ishte vizita të e emisarit të BE-së, Lajçak.
I ftuar në studio është deputeti i LDK-së në opozitë, Armend Zemaj, i cili do të japë opinionin e tij dhe partisë që bën pjesë në lidhje me këtë çështje.
Gjithashtu për të marrë një këndvështrim tjetër për këtë temë, i ftuar me lidhje me skype do të jetë edhe analisti Drilon Gashi.























