AGK dënon gjuhën kërcënuese ndaj gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha
BKT
Kosovë

AGK dënon gjuhën kërcënuese ndaj gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha

RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin e gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha.

Sipas ankesës së kolegëve të kësaj medie, gazetarja është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës.

 “Gazetarja Diellza Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli për keqpërdorimin e autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë shkrim, Luzha është kërcënuar nga njëri prej shoferëve, Bajram Ferati. Ferati është kontaktuar fillimisht nga gazetarja për të marr një sqarim në lidhje me keqpërdorimin e autoambulancës, por ai nuk ka pranuar të flas. Ndërkaq”, pas publikimit të artikullit, ai e ka kontaktuar gazetaren duke e kërcënuar dhe ofenduar”, thuhet në ankesën drejtuar AGK-së.

 “Ngom mirë. 15 herë unë me marr autoambulancën, bonu e bindur që nuk ke me thirr ma kërkon. A u kuptuam”, ka kërcënuar Ferati. “Unë e kam marr autoambulancën dhe apet e marr”, ka thënë shoferi i autoambulancës.

AGK dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese ndaj gazetares Luzha, njëherësh fton organet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet.


MË SHUME NGA Kosovë