20:53 / 09.09.2022
Haradinaj bashkëbisedoi me qytetarët e Kamenicës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ciklin e bashkëbisedimit me qytetarë e ka vazhduar sot në qytetin e Kamenicës.
Haradinaj, me qytetarët e Kamenicës bisedoi për tema të ndryshme lidhur me shqetësimet që i preukopojnë këta banorë.
“Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, sot qëndrova në Kamenicë. Shkëmbyem mendimet e idetë tona për dialogun me Serbinë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, si dhe gjendjen e rëndë në arsim", ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se në këtë takim diskutoi edhe për problemet lokale.
"Bashkëbisedimi i hapur me qytetarët është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet”, ka shkruar tutje Haradinaj.























