07:58 / 11.09.2022
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
RTKlive
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.























