Komandot e FSK-së përgatiten për garën"Cambrian Patrol"
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se po mbahet një trajnim i komandove të FSK-së së bashku me ato nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë në fazën përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, "Cambrian Patrol", që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intenzive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, "Cambrian Patrol" që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar" , ka shkruar Mehaj në Facebook.

"Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone.Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!", ka shkruar Mehaj.























