Prokurori i Speciales kërkon 35 vjet burg për Salih Mustafën
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Prokurori i Speciales kërkon 35 vjet burg për Salih Mustafën

Jeton Musliu/RTKlive

(E plotësuar) 35 vjet burg për Salih Mustafën kërkoi prokurori i Prokurorisë Speciale në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në ditën e parë të paraqitjes së fjalës përfundimtare të organit të akuzës dhe mbrojtjes, prokurori Cezary Michalczuk tha se Mustafa duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.

Ai tha se ish komandanti i UÇK-së, duhet të dënohet për  ndalim arbitrar, 10 vjet burg, për trajtim mizor 20 vjet burg, për torturë 25 vjet burg dhe vrasje 33 vjet  burg.

 “Sigurisht varet nga paneli ta dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen lidhur me pikat 1 deri në 4”, tha prokurori.

Sipas tij, varet nga gjykata nëse ai  duhet të marrë së bashku apo me një dënim më të lartë burgimi se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë.

“Për këtë arsye ZPS kërkon që t’í jepet të akuzuarit një dënim i vetëm prej 35 vitesh burg”.

Gjatë tërë ditës së sotme, prokuroria ka paraqitur faktet e saj, sipas të cilave, dëshmojnë se ish komandanti i UÇK-së i njohur si “Cali” ka kryer krime në fshatin Zllash të Prishtinës.

Seancat me fjalën përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes do të vazhdojnë edhe përgjatë tri ditëve në vijim.

Prokurori: Dëshmitë e dëshmitarëve mbrojtës, s`duhet marrë si të vërteta

Prokurori i ZPS-së ka folur mbi vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarëve mbrojtës të Sali Mustafës.

Kështu, ai përmendi dëshminë e dëshmitarit mbrojtës Fatmi Hukolli, që sipas tij nuk mund të merren si të vërteta, ngase nuk kanë saktësinë e datave.

Ai vuri në dyshim dëshminë e dëshmitarit tjetër, Ahmet, Ademi, që kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 1999, në muajt mars-prill.

“Rrëfimet e Humollit e Ademit nuk vërtetuan se Mustafa nuk ka qenë në Zllahsh më 1 prill të 1999”, tha prokurori i rasti Mustafa.

Gjithashut ai vuri në dyshim edhe dëshmitë dëshmitarëve të tjerë: Nazmi Verbovci, Bislim Ndreci, Hazir Bororvci, Nuredin Ibishi,etj.

Prokurori për deklaratat e tij u mbështet në postimet e dëshmitarëve mbrojtës të Sali Mustafës, në rrjetin social facebook, të cilët, sipas tij, kanë postuar deklarata mbështetës ndaj tij.

(E plotësuar) Ka filluar sërish seanca e gjykimit ndaj Sali Mustafës

Pas pushimit prej gjysmë orësh, rifilloi seanca ndaj gjykimit ndaj Sali Mustafës.

Ajo më tej theksoi se gjatë gjithë gjykimit janë dëgjuar viktima e dëshmitarë, të cilët treguan se si gjatë luftës në Kosovë, prej datës 1 prill 1999 deri më 19 prill të vitit 1999, u dërguan në Zllash ku u mbajtën në mënyrë të paligjshme në kompleks.

Sipas saj, dëshmitarët  treguan se si qëndruan në kushte të tmerrshme, u dëgjua se si abuzoheshin dhe torturoheshin nga mbajtësit e tyre.

“Nga sa dëgjuam gjatë gjykimit, ky kompleks që ZPS e ka quajtur kompleks të ndalimit, njihet si baza e Skifterëve apo baza e Skifterave. Njësia BIA e komanduar nga i akuzuari në fakt njihej si Skifterët, që e përdorte këtë vend si një nga bazat e veta. Salih Mustafa si komandant i BIA-së përgjigjej dhe kontrollonte kompleksin dhe ushtarët e BIA-së që ndodheshin aty”, deklaroi D’Ascoli.

Tutje, teksa përmendi viktimat, që sipsa saj, ishin kosovarë, ajo shtoi se disa ndërtesa kanë rëndësi të veçantë për këtë çështje pasi janë përdorur për të ndaluar, torturuar, marrë një pyetje civilë të Kosovës”.

(E plotësuar) Seanca e gjykimit ndaj Sali Mustafës ndërpritet

Seanca e gjykimit ndaj Sali Mustafës, i njohur si komandant Cali, ndërpritet për 30 minuta.

Pas një pushimi prej 30 minutave, seanca do të fillojë sërish me dëshmitë e pretenduara nga Prokuroria e SPZ-së.

(E plotësuar) Prokurori Smith: Sali Mustafa të dënohet me burgim të gjatë

Duke përshkruar vendin e ngjarjes, ku pretendohet se kanë ndodhur krime,  Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka përfunduar deklaratën e tij para trupit gjykues lidhur me akuzat ndaj Salih Mustafës.

Smith ka thënë se Salih Mustafa si komandues i kompleksit në Zllash ka dhënë urdhra për torturim të burgosurve që i mbanin aty.

Prokurori Jack Smith teksa arsyeton deklaratat e viktimave, ai deklaroi se“duke marrë parasysh klimën e hakmarrjes, viktimat nuk kishin nevojë ta identifikonin atë,nëse ai nuk ishte aty, apo jo”.

"Duke u bazuar në dëshmitë e viktimave Zyra e Prokurorisë kërkoj që i akuzuari të  shpallet fajtor e të dënohet sipas rekomandimeve të zyrës së tij", u shpreh prokurori Smith.

“I akuzuari mori pjesë në keqtrajtim të dëshmitarit 3593, i cili  u çua në stallë, dhe në një ndërtesë tjetër e rrahën një kohë të gjatë… e një javë më pas i akuzuari njihej nga bereta e kuqe duke akuzuar për hajdutëri. Dëshmitari me numër 1679 dhe dëshmitari me numër  3593, dhanë dëshmi që provojnë për torturat dhe të tjerët u liruan në kohën e ofensivës serbe, në prill”, deklaroi prokurori Smith.

(E plotësuar)Nis gjykimi ndaj Sali Mustafës

Prokuroria e SPZ-së, në Hagë, nis fjalën që ka në dispozicion pesë orë e gjysmë kundër Sali Mustsfës.

(E plotësuar) Prokuroria në Speciale nis fjalën përfundimtare ndaj Salih Mustafës

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.

Prej sot e për katër ditë me radhë, deri me datën 16 shtator, fjalën përfundimtare në këtë rast do ta paraqesë prokuroria.

Në këtë rast, seancat fillojnë gjithmonë nga ora 9:30 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në RTK.

Pas fjalës përfundimtare të prokurorisë, më pas gjykata do të caktojë seancat për të dhënë fjalën përfundimtare edhe mbrojtja.

Salih Mustafa i njohur gjatë luftës së fundit, si komandant i UCK-së me pseudonimin “Cali”, akuzohet për vrasje dhe tortura në një kamp në fshat Zllashë të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë