Dreshaj i AAK-së: Mjaft me diskriminim, ta votojmë ligjin për pensionistët
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Dreshaj i AAK-së: Mjaft me diskriminim, ta votojmë ligjin për pensionistët

Muharrem Miftari/RTKlive

(E plotësuar)Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në konferencën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të pozitës mbështetjen për plotësim-ndryshimin e ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Deputeti Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj ka thënë se me këtë propozim parashihet të largohet neni diskriminues i këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvojë pune para vitit 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës.

Dreshaj ka njoftuar që kjo nismë do të hidhet në votim në seancën plenare të së enjtes, andaj ka kërkuar nga gjithë deputetët ta mbështesin.

"Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar", është shprehur Dreshaj.

"Ne besojmë se kjo iniciativë do të mbështetet edhe nga grupet tjera parlamentare, e sidomos edhe nga partia qe ka shumicën në këtë Kuvend.

Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm. Sa per informatë, kjo nismë legjislative ka kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore", ka shtuar Dreshaj.

"Kërkesa jonë si grup parlamentar është që të ndalet ky diskriminim. I kërkojmë mbështetjen gjithë kolegëve deputetë që t'i japin mbështetje këtij ligji", ka përfunduar Dreshaj.

(E plotësuar)Tahiri: Sot nuk është ofruar zgjidhje, por arrogancë e kësaj qeverie

Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie, ka kritikuar qasjen e qeverisë lidhur me grevistët, përfaqësuesit e të cilëve patën takim.

Bazuar me rezultatin e takimeve që patën Këshilli Grevist i SBASHK-ut me kryeministrin Kurti, kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, në një konferencë për medie, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosgatishmërinë e këtij të fundit për të dalë nga kjo gjendje.

“Kjo qeveri po bën presion që nesër të fillojë mësimi. Sot nuk ka ofruar zgjidhje dhe është ushtruar arroganca e pushtetit dhe egoja që e përshkruan këtë qeveri”, tha mes tjerash, Tahiri.


MË SHUME NGA Kosovë