Gjermania trajnon policinë ushtarake të FSK-së
BKT
Foto: Armend Mehaj/ Facebook
Kosovë

Gjermania trajnon policinë ushtarake të FSK-së

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Policia ushtarake gjermane është duke e trajnuar policinë tonë ushtarake në shkathtësitë e mbrojtjes së afërt.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë trajnim është realizuar në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona.

“Trajnimi njëjavor i ka mundësuar policëve tanë ushtarak që të ngritin nivelin e përgatitjes në taktikat dhe teknikat e mbrojtjes së afërt të personave shumë të rëndësishëm (VIP)”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.


MË SHUME NGA Kosovë