17:19 / 14.09.2022
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sonte në “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në emisionin politik “RTK Prime”, i ftuar për intervistë është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Krasniqi do të shpalos qëndrimet e partisë më të madhe opozitare në vend, sa i përket grevës në arsim dhe administratë publike.
Cila është zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë dhe përse qeveria sipas tij, duhet të gjejë zgjidhjen?
Më tej kryetari i PDK-së do të flasë edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe si e shikon ai këtë proces?
Për këto dhe shumë tema të tjera, ndiqni sonte intervistën me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, që transmetohet në “RTK Prime” në orën 20:20 minuta në RTK1.























