Manuel Sarrazin, emisari gjerman për Ballkanin, sonte në “Lajmet e Fundit"
BKT
Foto: DW
Kosovë

Manuel Sarrazin, emisari gjerman për Ballkanin, sonte në “Lajmet e Fundit"

RTKlive

Sonte në magazinën informative “Lajmet e Fundit” mund të ndiqni intervistën me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Çfarë mendon Sarrazin për dialogun  tanishëm Kosovë-Serbi dhe a pret rezultatet konkrete?

Përse sipas  Sarrazin, Gjermania dhe Franca kanë caktuar edhe nga një këshilltar për emisarin e BE-së, Lajçak, për t’i asistuar në këtë proces të dialogut?

Cili është opinioni i Sarrazin për faktin se Serbia vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon që është pro Rusisë dhe i vetmi që nuk i ka vendosur sanksione, pas agresionit të saj mbi Ukrainë?

Çfarë pret Sarrazin nga “Procesi i Berlinit” që do ta mbahet me 3 nëntor dhe cili është opinioni i tij për nismën e “Ballkanit të Hapur”?

Për këto dhe shumë çështje të tjera, do të flasë sonte në intervistë në magazinën informative “Lajmet e Fundit”, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Lajmet e Fundit” transmetohet çdo ditë pune nga e hëna në të premten me fillim në orën 22:30 minuta në RTK1.

 


MË SHUME NGA Kosovë