OSBE trajnon Policinë në mbledhjen e informatave dhe inteligjencës
BKT
Foto: OSBE
Kosovë

OSBE trajnon Policinë në mbledhjen e informatave dhe inteligjencës

Valmira Saraçi Sahatçiu/ RTKlive

Misioni i OSBE-së ka përmbyllur një seri punëtorish për të tetë rajonet e Policisë së Kosovës për mënyrat dhe metodat e parandalimit të krimit përmes përfshirjes së komunitetit.

Këto punëtori të mbajtura nga 1 deri më 13 shtator në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë të Jugut kanë marrë pjesë 120 policë.

Siç bëhet e ditur nga OSBE-ja këto punëtori kanë pasur për qëllim t’i njoftojnë policët e sektorit me detyrat dhe obligimet e tyre sipas Procedurave Standarde të Operimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, hartimin e të cilave e ka përkrahur Misioni i OSBE-së.

Në këto punëtori pjesëmarrësit janë informuar se si funksionon procesi i mbledhjes së informatave të inteligjencës dhe mënyrat e përpunimit të këtyre informatave të marra nga komuniteti, proces që  mundëson identifikimin e çështjeve në nivel lokal, si dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë më proaktive dhe efektive, duke rritur sigurinë e komunitetit. 

“Komitetet Lokale për Siguri Publike ndihmojnë komunitetin që t’i zgjidh problemet e sigurisë përmes bashkëpunimit dhe partneritetit në nivel lokal. Këto forume janë po ashtu edhe një mekanizëm efektiv që ndihmon përpjekjet për të parandaluar problemet para se ato të ndodhin,” ka thënë tha Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Tutje ai ka thënë se komuniteti gjithashtu duhet t’i njohë policët e sektorit të vet dhe qytetaret duhet të dinë kë të kontaktojnë për shqetësimet e tyre.

Në këto punëtori të organizuar nga OSBE-ja pjesëmarrësit kanë pasur rastin të shohin shembuj të dosjeve sektoriale, qe shërbejnë si pikë referimi dhe përmbajnë informata rreth personave dhe objekteve te caktuara në një zonë të caktuar, si dhe janë aftësuar se si të përpilojnë një për sektorin e tyre, duke përfshirë edhe se çfarë informatash duhet të përzgjidhen.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë