Kuvendi hap dyer për qytetarët, në sallë plenare mbyllet edhe Java e Gruas
BKT
Foto: Kuvendi i Kosovës
Kosovë

Kuvendi hap dyer për qytetarët, në sallë plenare mbyllet edhe Java e Gruas

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Një tjetër ngjarje, pos seancës do të zhvillohet nesër në sallën plenare. Aty nga ora 16:00 deri në 18:00 do të mbahet konferenca përmbyllëse e Javës së Gruas e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky aktivitet organizohet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë derisa temë kryesore e konferencës përmbyllëse e Javës së Gruas 2022 do të jetë "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi".

Ndërkohë siç bëhet e ditur nga NDI, në panelet diskutuese do të trajtohet roli i Kuvendit në sigurimin dhe mbrojtjen e gjithëpërfshirjes politike në përpjekjet për të kontribuuar në qeverisje të mirë.

“Po ashtu, do të diskutohet perspektiva e zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse për të reflektuar nevojat e qytetarëve dhe siguruar një demokraci të qëndrueshme”, bëhet e ditur në njoftim.

Por, para kësaj, herët paradite nga ora 10:00, përveç deputetëve që do të jenë për seancë, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe për qytetarët, meqë nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.


MË SHUME NGA Kosovë