Miratohet projektligji për parandalim e mbrojtje nga dhuna në familje|Video
BKT
Kosovë

Miratohet projektligji për parandalim e mbrojtje nga dhuna në familje|Video

Valjeta Shala/RTK

Me gjashtë vota për dhe asnjë kundër, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ka miratuar Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinor.

Deputetët me këtë rast dhanë sugjerimet e tyre rreth draftit final.

 “Kemi mundësi disa përmirësime deri sa të vihet tek Ministria e Financave pasi ka mundësi me u përmirësua. Ajo çfarë është me rendësi është që deputetët e ardhshëm me pa se sa po zbatohet ky ligj: tha Drita Millaku, deputete nga VV.

Ndonëse ishte e ftuar edhe Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, ajo nuk mori pjesë në debat teksa i pranishëm ishte Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit.

 “Konventa e Stambollit kërkon që shteti nacion të rregullohet me një ligj të natyrës civile siç është ky. Këtu e shoh përparmin dhe dobinë e këtij ligji. Tjetra përparësi është qasja progresive që shoqëria jonë synon me arrit. Pastaj edhe komponetat e provimit ", tha Jashari

Deputetët folën edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, andaj thanë se ky projektligj duhet të miratohet sa më shpejt.

 “Mirë është me i rregulla të gjitha gabimet dhe me dal një ligj që sa më parë të procedohet dhe të hyjë në fuqi që kryerësit e veprës ta kenë dënimin  e merituar", tha deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Kurse kryetarja e komisionit Duda Balje bëri të ditura edhe aktivitetet për mbledhjet e radhës ku temë  diskutimi do të jenë edhe rastet e dhunës.


MË SHUME NGA Kosovë