07:27 / 15.09.2022
Moti në Kosovë
RTKlive
Edhe sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.
"Temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes", njofton IHMK.























