11:00 / 15.09.2022
Të enjten mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së
Fadil Sertolli/ RTKlive
Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
Përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtës, bëhet e ditur se në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.























