Haxhiu: Do të bëjmë çdo përpjekje për zhvillimin e IML-së
BKT
Foto: Valjeta Shala/ RTK
Kosovë

Haxhiu: Do të bëjmë çdo përpjekje për zhvillimin e IML-së

Valjeta Shala/ RTK, Kimete Kasumi/ RTKlive

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-i organizojnë tryezë diskutimi në të cilën do të prezantohen arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky institut.

Në këtë takim po marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në fjalimin e saj Haxhiu tha se falënderon BE-në dhe EULEX-in për mbështetjen.

“Do të bëjmë çdo përpjekje në zhvillimin e IML dhe sundimin dhe fuqizimin e ligjit. Falënderoj BE-në dhe EULEX-in për mbështetjen dhe përmes këtij partneriteti do t’i përmbyllim synimet për këtë institut”, tha Haxhiu.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, tha se kanë mbështetur institutin me tre milionë euro. Ai tregoi se ky institucion mund t’i ndihmojë sundimit të ligjit dhe të mundësojë rrugën për në BE.

“Ofrimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore është drejtësi funksionale dhe sundim i ligjit. Me mbështetjen e BE-së me tre milionë euro kemi filluar trajnime të ndryshme në institut dhe pajisje”, deklaroi Szunyog.


MË SHUME NGA Kosovë