Ngjarjet e datës 16 shtator
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 16 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 16 shtator 2022.

Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari etj. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata “Ec ma ndryshe” publikon “Platformën Digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit”. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ish-Rektorati i UPZ-së, ora 10:00)

Komuna e Lipjanit organizon fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdheve të reja në fshatin Rufc i Ri dhe në Shalë.Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. (Ora 10:00-11:00)

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, mbahet protestë me moton “Mos t’ndodhë ma!”. (Para Gjykatës Themelore, Mitrovicë, ora 12:00)


MË SHUME NGA Kosovë