11:44 / 16.09.2022
Shoqata ‘Kosova’, nga Izmiri e vizitoi AKB-në
A.B/ RTKlive
Një delegacion afaristësh nga Izmiri në krye me Kryetarin e Shoqatës “Kosova”, Uğur Şengoz, vizitoi Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB) të cilët u pritën nga nënkryetari Suat Berisha.
“Në takim u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, si dhe krijimit të urave ndërlidhëse të bashkëkombasëve tanë të shpërngulur në Turqi me biznese, institucione dhe organizata të ndryshme në Kosovë. Në takim u bisedua edhe rreth vizitës së afërt të një delegacioni afaristësh,anëtar të AKB-së që do t’i bëjnë Odës Tregtare të Izmirit në muajin nëntor”, thuhet në komunikatën e AKB-së.























