Sot në "Info Plus", intervistë me Bardhyl Dobrën, Zv/ministër i Brendshëm
RTKlive
Në emisionin “Info Plus” sot temë debati do të jetë greva në arsim dhe administratë publike.
Kjo grevë ka hyrë në javën e tretë të saj dhe nxënësit në shkollat publike vazhdojnë të përballen me grevë.
Në anën tjetër, qeveria e Kosovës ka publikuar Projektligjin për Pagat, i cili është vënë në diskutim publik. Në grevë janë edhe administrata publike.
Se si mund të ecin gjerat në lidhje me këtë çështje dhe a mund të arrihet ndonjë zgjidhje, sot në “Info Plus”, i ftuar është Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Përveç kësaj, në këtë emision do të ketë edhe lidhje të drejtpërdrejta për tema të tjera dhe edicioni i lajmeve të ditës.
Emisioni “Info Plus” transmetohet nga e hëna në të premten me fillim në orën 17:00 në RTK1 dhe RTK3.























