21:44 / 16.09.2022
KEK-u njofton se njësia A-3 do të ndalet 4-5 ditë, s’ka reduktime
K.Kasumi/ RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se do ta nxjerr nga funksioni bllokun A3 të termocentralit “Kosova A”.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.























