Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në ekonomitë familjare|Video
Myrvete Axhami/ RTK
Vërshime pati edhe në komunën e Rahovecit. Rrebeshet e shiut që ranë mëngjesin e sotëm shkaktuan dëme të mëdha në ekonomitë familjare, në bujqësi dhe biznese të kësaj komune.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kërkon që institucionet qendrore tu dalin në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet, pasi komuna, siç tha ai, është e pafuqishme për t'i kompensuar dëmet.
Reshjet e dendura të shiut që ranë të shtunën paradite, shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare të komunës së Rahovecit. Pothuajse të gjitha fshatrat patën dëme të konsiderueshme.
Kryetari i komunës Smajl Latifi dhe këshilli i emergjencave i vizituan fshatrat e përmbytura. Ai tha se do të ngrihet një komision për vlerësimin e dëmeve dhe do të mundohemi që përmes qeverisë t'i ndihmojmë ata që u prekën nga kjo situatë.























