21:23 / 17.09.2022
Qyteti i Gjakovës u përball sot me vërshime të mëdha|Video
Islam Haxhiu/ RTK
Qyteti i Gjakovës u përball sot me vërshime të mëdha që erdhën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Dalja nga shtretërit e lumenjve Krena dhe Ereniku lanë pas dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare dhe në pronën e përbashkët të qytetit.
Lagjja e Spitalit, lagjja e Brekocit dhe ajo te Pika e Zezë janë zonat më të prekura nga vërshimet. Në Gjakovë qëndruan edhe ministrat Sveçla e Krasniqi të cilët premtuan ndihmë për banorët e prekur nga vërshimet.























