Kurti: Komuniteti boshnjak urë kryesore mes Kosovës e Bosnjë e Hercegovinës
BKT
Kosovë

Kurti: Komuniteti boshnjak urë kryesore mes Kosovës e Bosnjë e Hercegovinës

Muharrem Miftari/RTKlive

Në ditën e komunitetit boshnjak në Kosovë kryeministri Kurti, duke uruar festën, foli për historikun e çështjes boshnjake në ish-Jugosllavi, ku është bërë konstituimi i identitetit shtetëror e kulturor, me ç`rast theksoi se si “kryeministër jam krenar që Republika e Kosovës është atdhe i boshnjakëve, të cilët kanë dhënë kontribut e angazhim në zhvillimin e vendit tonë, përkundër sfidave në të kaluarën e nga e kaluara.”

Tutje, kryeministri Kurti foli edhe për rolin dhe kontributin e komunitetit boshnjak në Kosovë, që, sipas tij, roli i tyre në të gjitha proceset është historik e i palëkundur, prandaj sot boshnjakët e Kosovës  janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.”

“Komuniteti boshnjak, përveç si pjesë e peisazhit multietnik të Kosovës, mund të luajë një rol të rëndësishëm, si urë kryesore në mes të shteti tonë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, në heqjen e vizave, në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të kapitalit, deri te njohja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, popujt e të cilave kanë pasur fat të ngjashëm”, deklaroi kryeministri Kurti.

Duke folur për strukturën e popullsisë, që renditet i treti për nga numri,  kryeministri shtoi se boshnjakët janë të organizuar në parti e OJQ të shumta, të cilët, duke ruajtur traditën e tyre, gjuhë, identitetin, ata janë kategori kushtetuese dhe gjuha e tyre përdoret si gjuhë zyrtare.


MË SHUME NGA Kosovë