Infrastruktura e Nënkalasë, mbetet e dëmtuar |Video
BKT
Kosovë

Infrastruktura e Nënkalasë, mbetet e dëmtuar |Video

Myrvete Axhami /RTK

Në lagjen e mbrojtur të Nënkalasë në qytetin e Prizrenit, projekti 180 mijë eurosh i rrjetit të ujësjellësit që financohet nga komuna e Prizrenit dhe Hidrogjeni Jugor, ka dëmtuar në masë të madhe rrugën. Kjo gjendje është nga muaji korrik, ndërsa banorët ankohen se po u sjell mjaft telashe. Zvarritja e projektit endet në dyert e komunës dhe kompanisë së Hidroregjionit Jugor.

Nënkalaja ka mbetur me infrastrukturë të dëmtuar, pas punimeve në rrjetin e ujësjellësit, ndonëse punimet u bënë gjatë korrikut

Kubëzat e rrugës në këtë lagje të mbrojtur të Prizrenit janë hequr dhe që nga ajo kohë janë hedhur në skaj të rrugës, pa u kthyer në vendin e tyre.

Megjithëkëtë, Kompania e Hidroregjionit Jugor, që së bashku me komunën ka mundësuar ndërrimin e tubave të ujësjellësit, thotë se po i përmbahet kontratës ....

E Komuna e Prizrenit, në një përgjigje me shkrim është arsyetuar se banorët e kësaj lagjeje kanë kërkuar që të vendosen kubëzat e reja të granitit, gjë nuk ishte paraparë në projekt, e që është shumë e kushtueshme. Projekti parasheh vetëm vendosjen e gypave të ujësjellësit dhe kthimin e kalldrëmit në gjendjen e mëparshme, thuhet në përgjigjen e komunës së Prizrenit.

Kthimi i rrugës në gjendjen e mëparshme është duke u vonuar, ndërsa ky projekt i ka kushtuar komunës dhe Hidroregjionit Jugor 180 mijë euro.

 


MË SHUME NGA Kosovë