Tri vjet pa kolegen e miken tonë, Ardita Sylejmani-Bllaca|Video
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Tri vjet pa kolegen e miken tonë, Ardita Sylejmani-Bllaca|Video

RTKlive

Në 3 vjetorin e vdekjes, e kujtojmë kolegen tonë dhe miken, Ardita Sylejmani- Bllaca.

Ardita ndërroi jetë në moshën 32 vjeç në Budapest të Hungarisë, teksa po sillte në jetë Gretën, e cila dje mbushi 3 vjet.

Ardita do të kujtohet për pozitivitetin e saj, karakterin e shoqërueshëm e të dashur me njerëz, si dhe për profesionalizmin e përkushtimin në punë dhe familje.

Në këtë përvjetor, kolegë e miq e kujtuan në një transmetim të drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin e Kosovës, me ç'rast u shpalos edhe një punim artistik i punuar nga kolegia e artistja Mimoza Studenica.

Gazetarja, shoqja dhe kolegia e Arditës, Leonora Bërbatovci, kujtoi jetën e saj, dhe ndau kujtimet më të mira së bashku.

Miqtë dhe kolegët gjithashtu vendosën lule mbi varrin e saj, në varrezat e “Arbërisë” në Prishtinë, vend  ku ajo prehet përjetësisht.

Përmendorja e saj, në një cep ka tre gurë të bardhë, që simbolizojnë tre fëmijët që la pas: Nartin, Lizën dhe Gretën.

Ardita Sylejmani Bllaca do të kujtohet si shembulli më i mirë i një nëne e bashkëshorteje të përkushtuar, vajze të dashur për familjen e shoqërinë, si dhe profesioniste e jashtëzakonshme e fushës së medias.

 


MË SHUME NGA Kosovë