Festë për 23 vjetorin e RTK-së
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Festë për 23 vjetorin e RTK-së

RTKlive

RTK feston përvjetorin e 23 të themelimit. Transmetuesi publik i cili përgjatë viteve, nuk u rrit vetëm me program, por edhe me kanale.

Në vitin 1999 kur filloi, e nisi me dy orë program kurse tani, 23 vjet më vonë, është medium me katër kanale televizive, dy radio,  faqen në internet dhe është prezent në platformat e rrjeteve sociale.

Për të shënuar këtë ditë, u mblodhën në një koktej rasti, gazetarë, redaktorë,kameramanë e staf teknik.

Por, derisa ky përvjetor e gjen RTK-në me shumë të arritura, edne mbeten edhe shumë sfida.

Gjetja e mënyrës së financimit si edhe prona, mbesin problemet kryesore.

Me rastin e këtij përvjetori, punëtorët i ka uruar edhe Bordi i RTK-së, Drejtori Gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj si dhe sindikatat e punëtorëve të transmetuesit publik.

   

 

 


MË SHUME NGA Kosovë