Këshilli i Prindërve në Gjilan, thirrje që të dilet nga bllokada në arsim
BKT
Foto: Natyra Robelli/Facebook
Kosovë

Këshilli i Prindërve në Gjilan, thirrje që të dilet nga bllokada në arsim

Asdren Agushi/RTK

Këshilli i Prindërve të Gjilanit ka bërë thirrje që Qeveria dhe SBASHK-u të gjejnë një zgjidhje që të dilet nga bllokada në arsim.

Natyra Robelli, kryetare e Këshillit të Prindërve në Komunën e Gjilanit thotë se nga kjo situatë më së shumti po dëmtohen fëmijët.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që mos  të fyhen mësimdhënësit.

“Këshilli i Prindërve të Komunës së Gjilanit bëjmë thirrje që Qeveria dhe SBASHK-u të reflektojnë mbi gjendjen në arsim dhe të gjejnë një mes të artë që të dalim nga kjo bllokadë.

Nga kjo situatë më së shumti po dëmtohen fëmijët. Ata e gëzojnë të drejtën për shkollim themelor.

Njëherit, bëjmë thirrje për të gjithë pa dallim që mos t'i fyejmë mësimdhënësit, por t'i ruajmë raportet e shëndosha pasi ata janë mësimdhënësit e fëmijëve tanë”, thuhet në apelin e Këshillit të Prindërve të Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë