Në `Lagjen 1` të Skenderajt fillon shtrirja e gypit të kanalizimit
BKT
Kosovë

Në `Lagjen 1` të Skenderajt fillon shtrirja e gypit të kanalizimit

K.Kasumi/ RTKlive

“Me trendin e zgjerimit të qytetit të Skenderajt, po rritet nevoja për shtrirjen e projekteve kapitale në çdo lagje dhe vendbanim”, kështu ka thënë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Ai ka thënë se sot në Lagjen 1 të qytetit, në krahun kah Llausha, ka filluar shtrirja e gypit të kanalizimit në rrjetin ekzistues.

“Shërbim i cili është i domosdoshëm për mirëqenien e qytetarëve të kësaj pjese të qytetit”, ka thënë Nura.

 
 


MË SHUME NGA Kosovë