ShSPSh e QKUK-së anulon protestën e paraparë për nesër
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

ShSPSh e QKUK-së anulon protestën e paraparë për nesër

K.Kasumi/ RTKlive

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se nesër do jetë ditë normale dhe e rregullt e punës, duke e anuluar kështu protestën e paralajmëruar për të mërkurën.

“Duke u bazuar në faktin që Projektligji për Paga është tashmë në platformën e dëgjimit publik, ndërsa bazuar edhe në faktin që FSShK ka deponuar komentet dhe rekomandimet te sponsori i këtij ligji, në MSh dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kërkesat për mjete financiare të shprehura në përqindje në këtë fazë janë të pamatura, jashtë kontekstit dhe që realisht e minimizojnë rëndësinë dhe kërkesën e arsyeshme të shprehur përmes komenteve”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se kompetencë e negocimit dhe marrëveshjeve në nivel vendi, qoftë edhe parashtrimi i kërkesave në nivele qeveritare dhe ato ministrore është e federatave.

“Është e rrugës që në këtë fazë shoqatat sindikale dhe krerët e tyre t’i mënjanojnë interesat personale dhe mëritë, ndërsa t’i sensibilizojnë dhe angazhojnë anëtarësitë rreth diskutimit publik për Ligjin e Pagave në vend që t’i vendosin në rrugë”, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë