Ngjarjet e datës,21 shtator
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës,21 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës, 21 shtator 2022.

Mbahet edicioni i parë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë. (Ora 9:00)

 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK lidhur me grevën e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore nga ana e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial  në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë do të bëj homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Zhvllohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Naional në Hajvali, ora 10:30)

Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr do të mbajnë Konferencë për Media pas hapjes së Samitit. (Hotel Emerlad, ora 11:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

 Zhviillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 16:30) 


MË SHUME NGA Kosovë