Prokurori i Shtetit brenda 24 orëve ngrit 65 aktakuza ndaj 73 personave
Kosovë

Prokurori i Shtetit brenda 24 orëve ngrit 65 aktakuza ndaj 73 personave

Fadil Sertolli/ RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, përmes raporti 24 orësh bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona dhe janë ushtruar 3 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe ka ngritur 16 aktakuza 20 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave.

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar 1 person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 6 personave dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kosovë