14:01 / 21.09.2022
Miratohet buxheti i Prishtinës prej 105 milionë euro
Enver Gashi/ RTK
Komuna e Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2023, në vlerë mbi 105 milionë euro.
Buxheti është i planifikuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe paraqet një pjesë të projekteve të premtuara.
Sipas asamblistëve që votuan pro buxhetit, infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në komunikacion, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja do të jenë prioritetet e buxhetit 2023.
Ndërsa, ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të jetë gjithashtu një investim tjetër i cili do të jetë investimi më i madh në