Dëmet nga vërshimet në Rogovë të Hasit janë të mëdha|Video
Rtklive
Kosovë

Dëmet nga vërshimet në Rogovë të Hasit janë të mëdha|Video

Islam Haxhiu/RTK

Fermerët po ankohen se dëmet janë të mëdha me mijëra euro pas vërshimeve të ditëve më parë. Në terren kanë dalë zyrtarët komunalë për t`i vlerësuar dëmet.

Në Rogovë të Hasit, dëmet në bujqësi të shkaktuara nga vërshimet e fundit po llogariten të jenë shumë të mëdha.

Qindra hektarë të mbjellë me kultura të ndryshme, sidomos me atë të specit, janë dëmtuar pothuajse 100%.

 Xhelal Shala, familja e të cilit varet vetëm nga bujqësia, thotë se nga tre hektarët me speca të cilët janë krejtësisht të dëmtuar, ka pritur së paku 30 mijë €. Xhelali thotë se fatin e njëjtë e kanë pasur edhe rreth 100 fermerë tjerë nga Rogova.

E për t`i evidentuar dëmet nga vërshimet e javës së kaluar, Komuna e Gjakovës ka formuar një komision të veçantë.

“ Ne si komision kemi ardhur me e konstatua gjendjen reale sepse vlerësimin e mëtutjeshëm do ta  implementojë Ministria e Bujqësisë. Ajo çka shihet sot është se dëmi që ju ka shkaktuar fermerëve  realisht është i pabesueshëm dhe i paimagjinueshëm. Kanë investuar shumë për me ardh deri te ky prodhim, në momentin e fundit ka ndodhur përmbytja dhe tani fermerët janë në një pozitë shumë të palakmueshme”, tha Robert Marjakaj, Udhëheqës i Komisionit për vlerësimin e dëmeve.

Marjakaj thotë njëjtë është duke u punuar çdo ditë edhe nëpër fshatra të tjera të komunës, ku janë dëmtuar edhe shumë biznese dhe ekonomi të tjera familjare, në mënyrë që vlerësimet e dëmeve dhe adresimi i tyre të bëhet në kohë reale.


MË SHUME NGA Kosovë