Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Nora Cimili Gagica, specialiste e energjisë efiçiente në Fondacionin Mileniumi i Kosovës. Ajo flet për “metodat e reduktimit të konsumit të energjisë në ndërtesat e banimit”.

Kurse mysafir tjetër është akademik  Zejnullah Rrahmani. Ai do të flas për veprat “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i zi” .

Ndërsa Gazmir Raci anëtar i Bordit “Marakli t’Biciklave”, flet për Ditën pa makina dhe biçikletat si mjet transporti, gjithnjë e më popullore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së


MË SHUME NGA Kosovë