Kuvendi nderon me një minutë heshtje heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci
Rtklive
Foto RTK
Kosovë

Kuvendi nderon me një minutë heshtje heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Afet Bela / RTKlive

Sot shënohet 24-vjetori i rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kuvendi i Kosovës sot ka filluar punimet e seancës me një minutë heshtje për heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ata janë shembull i përkryer se si jepet jeta për lirinë e atdheut. “Lavdi atyre dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, tha Konjufca.

Ndryshe, më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.


MË SHUME NGA Kosovë