Krasniqi: Akti sublim i Fehmiut e Xhevës do të përcillet ndër breza
Rtklive
Foto: PDK
Kosovë

Krasniqi: Akti sublim i Fehmiut e Xhevës do të përcillet ndër breza

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, për të nderuar heroizmin e tyre për lirinë tonë.

“Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci.


MË SHUME NGA Kosovë