Ekskluzive: Sonte në `RTK Prime`, Marash Dukaj, ministër i Malit të Zi
Rtklive
Foto: RTKLive
Kosovë

Ekskluzive: Sonte në `RTK Prime`, Marash Dukaj, ministër i Malit të Zi

RTKlive

Sonte “RTK Prime” trajton zhvillimet e fundit politike në Malin e Zi. Aktualisht, ky vend, funksionon  me një kryeministër dhe Qeveri të shkarkuar.

 

Në vendin fqinj, rol të rëndësishëm  në jetën politike atje, kanë  shqiptarët.Kjo pasi me 20 gusht, Kuvendi i Malit të Zi, votoi për rrëzimin e kryeministrit Dritan Abazoviq, vetëm pas 113 ditësh qeverisje.

Prandaj, për të diskutuar më shumë për situatën në Malin e Zi, i ftuar në “RTK Prime” është ministri i Administratës Publike në qeverinë teknike, Marsh Dukaj.

Si i shikon Dukaj zhvillimet politike në këtë shtet?

Përse presidenti Millo Gjukanoviq nuk ka pranuar ta mandatojë për kryeministër një kandiat si Miodrag Lekiq?

Si ndodhi që kryeministri tanimë i shkarkuar, Abazoviq, të nënshkruajë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe?

Përse vetë ministri Dukaj ka votuar në qeveri, kundër kësaj marrëveshjeje?

Për këto dhe shumë tema të tjera për Malin e Zi, do të debatohet sonte në studio, e ku të ftuar janë edhe profesori Nexhmedin Spahiu dhe historiani Shkodran Imeraj.

Emisioni “RTK Prime” transmetohet nga e marta në të enjten me fillim në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Kosovë