Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Rtklive
Foto: RTKLive
Kosovë

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

Jeton Musliu/RTKlive

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim për t`ia vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit Pjetër Shala.

Ai  akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte.

Kjo është bërë e ditur përmes vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Më 19 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Guillou nxori vendimin e tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen kundër Pjetër Shalës.

Gjashtë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 2 viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë  i viktimave.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetë deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë