20 mijë nënshkrime për tërheqje të 30% nga Trusti, lëvizë Kuvendi
Rtklive
Foto: RTKLive
Kosovë

20 mijë nënshkrime për tërheqje të 30% nga Trusti, lëvizë Kuvendi

J.Musliu/RTKlive

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ta dërgojë në Qeveri, projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Ky ndryshim mundëson tërheqjen deri në 30 për qind nga Trusti, bazuar në peticionin e nënshkruar nga mbi 20 mijë qytetarë, i cili u dërgua në Kuvend.

Në mbledhjen e së enjtes u vendos që të dërgohet në Qeveri për mendim edhe projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti u rikthye si temë javën e kaluar, pak muaj pasi u refuzua iniciativa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë