Në Gjakovë kërkohet fillimi i mësimit|Video
Rtklive
Kosovë

Në Gjakovë kërkohet fillimi i mësimit|Video

Islam Haxhiu/RTK

Derisa në shumicën e komunave të Kosovës po vazhdon greva, në Komunën e Gjakovës disa prindër bashkë me fëmijët e tyre, të mbështetur edhe nga shoqëria civile, protestuan duke kërkuar fillimin e mësimit.

Këta protestues kërkojnë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje që mundëson hapjen e shkollave në gjithë vendin.

Ne protestën e organizuar në Gjakovë me moton "As me Sindikatë as me Qeveri" në Gjakovë dhjetëra nxënës të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre kërkuan fillimin e procesit edukativo arsimor.

Prindërit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile si organizatorë të kësaj proteste bënë thirrje që sa më shpejt palët të gjejnë një zgjidhje e cila do të mundësojë hapjen e shkollave.

Ndryshe në komunën e Gjakovës në disa shkolla, përkatësisht katër sosh ka filluar procesi edukativo arsimor, ndërsa në të tjera po vazhdon greva.


MË SHUME NGA Kosovë