Rezultatet për studentët e pranuar në konvikte publikohen të hënën
Foto: RTK
Kosovë

Rezultatet për studentët e pranuar në konvikte publikohen të hënën

E.Hoti/RTKlive

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar se të hënën shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Sipas njoftimi të Qendrës së Studentëve, rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.

"Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende", thuhet në njoftim.

Afati për ankesa është me 27 dhe 28 shtator 2022.

Bëhet e ditur se paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen  http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

"Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa".

 

 


MË SHUME NGA Kosovë