Gështenja, pema nga e cila bëhet edhe buka, është edhe fitimprurëse|Video
Kosovë

Gështenja, pema nga e cila bëhet edhe buka, është edhe fitimprurëse|Video

Islam Haxhiu/RTK

Në vendin tonë po vazhdon edhe mbjellja e gështenjave e cila konsiderohet mjaft fitimprurëse. Në Isniq të Deçanit vetëm një fermer ka mbi 8 mijë fidanë, ndërsa në gjithë komunën janë rreth 700 hektarë të mbjellë me këtë lloj të pemëve arrore. Sipas statistikave, në vendin tonë janë rreth 3 mijë e 500 hektarë të mbjellë me gështenja.

Është kultivuesi më i madh i fidaneve të gështenjës në Kosovë, kësaj peme arrore e cila rritet deri në 950 metra lartësi mbidetare.

Beqë Mehmetaj nga Isniqi i Deçanit që njëherësh është edhe inxhinier i pylltarisë, në fidanishten me sipërfaqe prej 20 ari aktualisht ka mbi  8000 fidane të reja dy vjeçare të gështenjës, kryesisht autoktone.

 Fidanet, shumica e të cilave janë vendore, janë në gjendje shumë të mirë thotë eksperti për agronomi, Bajram Dervishaj. 

Interesimi i fermerëve për pyllëzimet e reja me gështenjë është duke u rritur gjithnjë e më shumë e krahas tij edhe përkujdesja e komunës thotë drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Deçan, Rifat Stojkaj.

Ndryshe gështenja është pema e vetme nga e cila mund të bëhet edhe buka. Sipas statistikave, Kosova ka rreth 3500 ha me gështenjë, ndërsa vetëm në komunën e Deçanit llogaritet të jenë mbi 700 hektarë.


MË SHUME NGA Kosovë