Jetulla Rexhaj, kryetar i Degës së LDK-së në Shtime
FOTO/ LDK
Kosovë

Jetulla Rexhaj, kryetar i Degës së LDK-së në Shtime

A.Bela / RTKlive

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime, mbajti sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi zgjodhën për kryetar të Degës z. Jetulla Rexhaj.

Në kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë.

Ai tha se dega në Shtime, është adresa e radhës e festës së demokracisë në LDK.

"Po ashtu, sot kujtojmë faktin se këtë trashëgimi tonën e ndërtuan gratë dhe burrat e Kosovës, të prirë nga gratë dhe burrat e LDK-së. Ishin ata që e bën dhe e mirëmbajtën demokracinë, ku sot e sa herë kemi zgjedhje, ne kemi festë", tha ai.

 


MË SHUME NGA Kosovë