Protestojnë prindërit e nxënësve të “Faik Konicës”, duan ndaljen e grevës
Venera Xhoxhaj/ RTK
(E plotësuar, ora: 12:55)Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” ka protestuar në oborrin e kësaj shkolle për të kërkuar rikthimin e fëmijëve në proces mësimor.
Organizatorët kanë theksuar se nuk po e kërkojnë fajtorin, por të bëhet zgjidhje sa më parë.
Fatbardha Sheholli nga Këshili i Prindërve tha se palët duhet të gjejnë zgjidhje dhe se fëmijët duhet të kthehen në shkollë urgjentisht.


Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” sot proteston kundër grevës
RTKlive
Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë ka vendosur ta organizoj një protestë sot, (e hëne) nga ora 12:00-13:00, për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor.
Protesta do të jetë një orëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës.
“Me anë të kësaj proteste, Këshilli iu bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë situatë që të gjejnë zgjidhje dje, sepse nesër është shumë vonë. Nxënësit duhet të kthehen sa më parë në bankat shkollore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndryshe, SBASHK-u dje ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre.























