Shkolla “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërpren grevën, nesër nis mësimi
BKT
Foto: Shkolla "Hasan Prishtina"/Facebook
Kosovë

Shkolla “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërpren grevën, nesër nis mësimi

RTK

Pavarësisht se SBASHK është i vendosur për vazhdimin e grevës, Këshilli i Arsimtarëve dhe Këshilli Grevist i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, kanë vendosur të hënën, që t`i hapin dyert për nxënësit, duke nisur nga e marta, por në të njëjtën kohë kanë thënë se e përkrahin grevën.

“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, (e martë), të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Mësimdhënësit janë në grevë nga 25 gushti dhe ndër kërkesat kryesore të tyre është ndarja e 100 eurove shtesë në muaj deri në futjen në fuqi të Ligjit për pagat.


MË SHUME NGA Kosovë