Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë peng në Hagë
BKT
Foto: Vlora Çitaku/Facebook
Kosovë

Çitaku: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë peng në Hagë

J.Musliu/RTKlive

Kohëve të fundit, të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë pranuar shpesh vizitorë.

Në mesin e tyre, tashmë janë  edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, bashkë me shefin e grupit parlamentar, Abelard Tahiri dhe ish-këshilltarin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollakun, u kanë shkuar për vizitë të paraburgosurve në Gjykatën Speciale.

Pas kësaj vizite, Çitaku deklaroi se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë.

“Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot”, shkroi nënkryetarja e PDK-së. “Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng”, shkruan Çitaku.

Sipas Çitakut e cila publikoi edhe një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, edhe pas kësaj vizite, ata kanë dalë optimistë.

“...Dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë. Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin”, shkroi Çitaku.

Ka dy vjet që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po mbahen në paraburgim dhe ndaj tyre nuk ka filluar ende procesi gjyqësor.


MË SHUME NGA Kosovë