KFOR-i nis mbanë stërvitjet në kampin e ushtrimeve në “Novo Sellë”
Foto: RTKLive
Kosovë

KFOR-i nis mbanë stërvitjet në kampin e ushtrimeve në “Novo Sellë”

RTKlive

Trupat e KFOR-it në Kosovë, të përforcuara nga një kontigjent i Mbretërisë së Bashkuar i arritur së fundmi, sot (27 shtator), në kampin e ushtrimeve në “Novo Sellë”, do të fillojnë stërvitjen “Shpata e Artë”.

Kjo stërvitje, siç njoftuan ditë më parë nga KFOR-i, do të zgjasë vetëm sot. Pjesë e kësaj stërvitjeje të organizuar nga KFOR-i do të jetë edhe misioni i EULEX-it.

Kjo stërvitje e KFOR-it në Kosovë ndodh në periudhë kur është në fuqi vendimi i autoriteteve kosovare për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe në RKS.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, data 31 tetor është afati i fundit për zëvendësimin e targave në fjalë. Raportet e medieve nga terreni flasin se interesimi i palës serbe për marrjen targave RKS dhe largimi nga targat që lëshohet autoritet serbe është i ulët.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, lidhur me këtë temë javën e kaluar njoftoi se një oficeri serb të Policisë së Kosovës iu ishte djegur makina pse kishte vendosur targat RKS. Një veprim të tillë sipas Sveçlës e kanë kryer strukturat ilegale.


Situata aktuale në Kosovë është e qetë, por sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, nuk mund të përjashtohen tensione të reja në veri pas 31 tetorit kur skadon afati i riregjistrimit të makinave.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle