Moti sot, me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Moti sot, me vranësira të dendura dhe reshje shiu

RTKlive

Java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle