Kadri Veselit i vazhdohet masa e paraburgimit
Foto: RTKlive
Kosovë

Kadri Veselit i vazhdohet masa e paraburgimit

RTKlive

Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, është njoftuar se gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, me 26 shtator, ka marrë vendim, me anë të së cilit ia ka vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit.

Ky i fundit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimin e tij, gjyqtari e arsyeton se i akuzuari Veseli, mund të arratiset, të pengojë përparimin  e procedurave, ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle