Rikthehet rryma në Trepçë, minatorët e bllokuar dalin nga miniera|Foto
Fotot: Elmina Osmani/RTK
Kosovë

Rikthehet rryma në Trepçë, minatorët e bllokuar dalin nga miniera|Foto

Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Tashmë situata është zgjidhur dhe minatorët e mbetur të bllokuar në minierën e Stantërgut, kanë nisur të dalin mbi sipërfaqe.

Për më shumë se pesë orë ata kanë mbetur të bllokuar, shkaku i një defekti në rrjetin e energjisë elektrike, jashtë minierës.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Minatorëve, deklaroi se rryma është rikthyer dhe brenda pak minutave pritet të dalin nga miniera të 127 minatorët që kanë mbetur të ngujuar.

E kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë.

Ndërkohë, drejtori i Trepçës, Behxhet Vinarci, në deklarim për RTK-në, konfirmoi se avaria me rrymë ka ndodhur rreth orës 11:30.

Sipas tij, pas  përkeqësimit të motit, rrufeja ka goditur dy shtylla në afërsi të minierës duke bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike të ashensorëve.

Ai tha se për këtë arsye,  minatorët ka në mbetur të ngujuar, kurse ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sanuar defektin.

Të bllokuar në minierën e Trepçës janë 127 minatorë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka konfirmuar se 127 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Ai tha se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, jashtë minierës.

 “Ndërrimi i parë ka mbetur i ngujuar që nga ora 07:00”, tha Osmani, duke konfirmuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Kjo ka ndodhur nga defekti me rrymë, e cila ka është shkaktuar nga rrufeja”.

Sipas Osmanit, ekipet e KEDS-it janë duke punuar për ta mënjanuar defektin.

“ Aktualisht janë 127 punëtorë të ngujuar, pra tri horizontet e ndërrimit të parë”.

“ Për momentin nuk raportohet për ndonjë të lënduar dhe të gjithë janë mirë”, tha Osmani.

Dhjetëra minatorë bllokohen 60 metra nën tokë në minierën e Stantërgut

Minatorët në Stantërg kanë mbetur të ngujuar në zgafellë Kjo për faktin e prishjes së sistemit energjetik, duke e bërë të pamundur funksionimin e ashensorit për t’i nxjerrë ata jashtë.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Behxhet Vinarci, drejtor i minierës në Stantërg

Sipas tij, për shkak se një rrufe ka goditur shtyllat elektrike në afërsi të minierës, ka pasur defekt në rrjetin energjetike duke shkaktuar mungesë të rrymës.

Raportohet se të ngujuar janë minatorët e ndërrimit të parë, të cilët kanë më shumë se katër orë që kanë mbetur në zgafelle.

Përveç daljes në sipërfaqe, për shkak të mungesës së rrymës, rrezikohet dhe mosfunksionimi i pompave të ujit si dhe ajrosja.

Aktualisht minatorët e ngujuar janë në thellësinë 60 metra nën tokë.

Ekipi i RTK-së tashmë është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe për çfarëdo informacioni shtesë, rtklive.com do të informojë në kohë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle